Largohet Saimir Tahiri, PS: Çështje e tij dhe e drejtësisë

Partia Socialiste reagon për herë të parë pasi Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Sipas kreut të deputetëve të PS-së, Taulant Balla vendimi është personal dhe është një çështje që i përket atij dhe drejtësisë.

“Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

As e jona, dhe kurrsesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumente për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave.

Gjithçka që ne mundohemi të ndërtojmë ditën këta e shkatërrojnë natën me një punë sabotuese. Këta janë në një betejë për të prishur sa më shumë punë Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme të 28 qershorit”, tha Balla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button