Besimi takon Ambasadorin Hysa, ushtarët kosovarë do të stërviten në Maqedoni

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi takoi sot Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa. 

Në takim është diskutuar për mundësitë e përforcimit të ardhshëm të bashkëpunimit dhe besimit midis dy vendeve fqinje, si dhe për thellimin e mëtejshëm të relacioneve të vendosura bilaterale në pjesën e mbrojtjes, si dhe qëndrimi afirmativ i Republikës së Maqedonisë drejt inkuadrimit të Republikës së Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale dhe bashkëpunimi në proceset integruese euroatlantike. 

Në takim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy shteteve në sferëne mbrojtjes dhe është shprehur gatishmëri e MM-së dhe ARM-së për mbështetje në përforcimin e institucioneve të mbrojtjes të Republikës së Kosovës përmes transmetimit të përvojave në reformat e mbrojtjes dhe përpunim të dokumenteve strategjike, si dhe gatishmëri për vendosje në dispozicion të kapaciteteve tona kombëtare të cilat i kemi ofruar në kontekst rajonal (Qendra mjekësore ushtarake, Poligoni Krivollak, Qendra rajonale për media dhe komunikime). 

Gjithashtu, gjatë takimit është theksuar edhe gatishmëria e Maqedonisë që të japë mbështetje për stërvitje ushtarake të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat do të zhvilloheshin në Krivollak si dhe mbështetje për 2-4 kadetë në Akademinë Ushtarake në Shkup në vitin e ardhshëm shkollor për kandidatë nga Kosova. Madje, është përmendur edhe mundësia për transfer të përvojave lidhur me aplikimin më të ri softuerik për planifikim buxhetor dhe logjistikë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button