Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit: Do të përballem si qytetar i lirë më drejtësinë, s’jam palaço si këta që më akuzojnë

Saimir Tahiri ka dorëzuar mandiatin e deputetit.

Ish-ministri i Brendshëm, në përfundim të konferencës së tij, ka thënë se ai do të përballet me drejtësinë jo më me mandatin e deputetit, transmeton Gazeta Tema.

“Unë nuk jam nga ata që fshihen pas mandatit dhe pas imunitetit dhe aq më pak të fshihem pas tyre.

Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para.

Unë nga sot nuk jam më deputet.

Do të përballem me këdo, sepse besoj se e vërteta mjafton dhe është më e fortë se çdo tjetër.

Unë do të përballem si qytetar i lirë më drejtësinë.

Unë sot iu them se unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur për 25 vite dhe sot bëjnë moral.

Unë s’kam nevojë për imunitet për t’u përballur me drejtësinë.

Unë nuk jam dorëzuar kurrë dhe as do ta bëj, në një betejë që tashmë nuk e kam timen”, tha Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button