Pompeo: Diplomatët amerikanë doemos të jenë të pranishëm në të gjithë botën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se diplomatët amerikanë duhet të jenë të pranishëm në të gjitha pjesët e botës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Diplomatët amerikanë doemos duhet të jenë të pranishëm në të gjitha pjesët e botës dhe doemos të veprojnë për të realizuar qëllimet tona”, tha Pompeo në fjalimin e para para të punësuarve në Departamentin e Shtetit.

Ai porositi se në këtë institucion shtetëror do të frymëzojë, siç tha, “një jetë e re”.

“Detyra ime kryesore është t’iu udhëheq. Amerika pa ju nuk mund të realizojë qëllimet e saj. Andaj unë juve do t’iu ndihmoj të realizoni këto qëllime”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Senati amerikan javën e kaluar konfirmoi Pompeo-n si sekretari i 70-të i Shtetit të SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button