Bie numri i shitjes së iPhone-ve

Shitjet e telefonave të mençur iPhone të gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, gjatë muajve janar-mars të këtij viti kanë shënuar rënie në krahasim me tre muajt e fundit të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas bilancit të publikuar nga Apple për tre mujorin e parë të këtij viti, shitjet e iPhone në krahasim me periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar ka rënë për 32.5 për qind.

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar në gjithë botën janë shitur 77.3 milionë iPhone ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2018 ky numër ka rënë në 52.2 milionë.

Modeli i fundit dhe më i shtrenjti i Apple për telefoninë mobile iPhone X ishte futur në treg në muajin nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa modelet iPhone 8 dhe iPhone 9 Plus, Apple i kishte futur në treg më 22 shtator të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat e përfituara në tre mujorin e parë të këtij viti nga shitjet e iPhone, në krahasim me ato të periudhës tetor-dhjetor të vitit të kaluar me një ulje prej 38.3 për qind kanë rënë në 38 miliardë. Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar të ardhurat nga shitjet e iPhone ishin 61.6 miliardë dollarë.

Rriten të ardhurat dhe përfitimi neto

Sipas të dhënave të bilancit të ardhurat e kompanisë në periudhën janar-mars të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar një ngritje prej 15.5 për qind dhe kanë arritur në 61.1 miliardë dollarë. Të ardhurat e Apple në tre mujorin e vitit të kaluar ishin 52.9 miliardë dollarë.

Përfitimet neto të kompanisë në periudhën janar-mars të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 25.5 për qind duke arritur në 13.8 miliardë dollarë. Kompania në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka patur 11 miliardë dollarë përfitim neto.

Po ashtu njoftohet se kompania do t’i rikthejë nga tregu aksionet në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button