Haradinaj: Gjendja e dy udhëtareve të aksidentuar në Serbi, jashtë rrezikut për jetë

Një autobus me udhëtarë nga Kosova që po qarkullonte nëpër Serbi, është aksidentuar dhe si pasojë, të paktën dy nga udhëtarët kanë marrë lëndime.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se përveç dy udhëtarëve që janë lënduar dhe hospitalizuar, por që nuk janë në rrezik për jetë, udhëtarët tjerë nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, transmeton REL.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se për aksidentin e autobusit që ka ndodh në Serbi, është informuar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

“Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë” ka shkruar ai.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit dy shtetas të Republikës së Kosovës mbeten të hospitalizuar në Qendrën Klinike Spitalore në Nish, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda të natyrës ortopedike.

“MPJ njofton se të gjithë udhëtarët e tjerë janë liruar nga spitali pas trajtimit të nevojshëm dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ministria e Punëve të Jashtme do të përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë aksident të trafikut dhe do t’ju mbajë të informuar me kohë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button