Google edhe si antivirus

Në kuadër të aksionit të gjerë për çrrënjosjen e rrjeti të madh malware DNSChanger, Google do të marrë pjesë ashtu që në faqen e parë të kërkimit do t’i informojë shfrytëzuesit të cilët janë të infektuar me këtë virus, që ata të mund të ndërmarrin ndonjë veprim që ta largojnë.

Botneti DNSChanger përndryshe është larguar nga interneti kah fundi i vitit të kaluar, por infektimi vazhdon edhe më tutje, pasi që akoma nuk janë fikur serverët, ndërsa në kuadër të këtij aksioni FBI-ja ka vendosur që muajin e ardhshëm të shkyçë qasjen për Internet për rreth 360.000 kompjuterë sa mendohet se janë të infektuar. Sepse shpenzimet për mirëmbajtjen e serverëve të cilët shërbejnë kompjuterët e infektuar janë tejet të mëdha.

Kjo nuk është hera e parë që Google shfrytëzon këtë strategji, e cila ishte realizuar me sukses edhe tek një infektim tjetër, dhe suksesi i parë solli deri tek aksioni i dytë. Atëbotë përmes kërkimit të Google ishin informuar rreth 1 milion shfrytëzues./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button