Irani akuzon SHBA-të për “luftë ekonomike”

Lideri fetar i Iranit, Ali Khamenei, tha se SHBA-ja po zhvillon luftë ekonomike kundër Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Khamanei, i cili me rastin e 1 Majit, Ditës së Punonjësve, mbajti një fjalim në kryeqytetin Teheran ku akuzoi SHBA-të për “zhvillim të luftës ekonomike ndaj Iranit dhe për provokim të shteteve të rajonit kundër Iranit.”

Duke e marrë si objektivë Departamentin Amerikan të Thesarit, i cili del në pah me sanksionet ekonomike ndaj Irani, Khamenei tha se “Sot selia luftarake e cila punon kundër neve është Departamenti Amerikan i Thesarit. Njëra prej rrugëve të luftimit të armiqve tanë me Iranin është ekonomia, kurse tjetra provokimi i disa shteteve rajonale me mungesë të të kuptuarit”.

Duke pretenduar se SHBA-ja po dëshiron që të fusë në luftë muslimanët mes tyre, Khamenei thotë se qeveria e Washingtonit po e nxit Arabinë Saudite kundër Iranit, për të nxjerrë konflikt dhe mosmarrëveshje në rajon.

Khamenei foli edhe për kritikat e SHBA-ve në lidhje me praninë ushtarake të Iranit në rajon, ku tha se Irani ndodhet në këtë rajon dhe se SHBA-ja duhet të tërhiqet nga ky vend.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kishte shprehur nevojën e rirregullimit të marrëveshjes për programin bërthamor të nënshkruar me Iranin, duke u shprehur se në të kundërtën shteti i tij do të tërhiqet nga kjo marrëveshje.

Vendimi përfundimtar i Trumpit në lidhje me marrëveshjen e cila ishte nënshkruar në mes të Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania) pritet të jepet më 12 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button