“To Vima”: Koha rrjedh, zgjidhja për çështjen e emrit largohet

Gazeta greke “To Vima” shkruan se atmosfera e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, në 20 ditët e fundit, nuk përmban buzëqeshje dhe optimizëm, siç ndodhi në takimet Tsipras-Zaev në Davos.

Në analizën e publikuar, “Koha rrjedh, zgjidhja largohet”, thuhet se hapësira për marrëveshje është duke u ngushtuar, pasi që nuk është tejkaluar dallimi për përdorim egra omnes të emrit dhe për ndryshim të Kushtetutës, transmeton Alsat M.

Kjo gazetë shkruan se mbetet të shihet situata pas takimeve të muajit maj, Kotzias-Dimitrov në Selanik, dhe takimi i mundshëm mes dy Kryeministrave në Samitin e Sofjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button