Pyatt: Është bërë progres i madh në negociata

Besojmë se është bërë përparim i madh në bisedime dhe shpresojmë se ky progres do të mund të qëndrojë, por koha do të tregojë, tha ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA.

Pyatt ka mbajtur fjalim në një ngjarje në Selanik para studentëve të diplomuar të Universitetit Amerikan, ndërsa iu është përgjigjur  pyetjeve nga publika, ku ka përmendur edhe negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë, trasnmeton A1on, përcjell Portalb.mk.

Ai ka përsëritur se SHBA mbështet negociatat për  çështjen e emrit edhe nga Methju Nimic por edhe nga kryeministrat dhe ministrat e punëve të jashtmë të dy shteteve.

“Ne besojmë fuqishëm se është në interes të dy vendeve që të zgjidhjet kjo çështje, pas një kohe kaq të gjatë, gjithashtu pranojmë se zgjidhje e qëndrueshme do të jetë ajo që do të pranohet nga qeveritë demokratike që janë zgjedhur në dy vendet”, ka thënë ambasadori amerikan Pyatt, i cli shtoi se pala amerikane ka besim të madh në negociatat e Koxijas dhe Cipras.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button