Cërvenkovski: A do të lejojmë që të na rrëmbejnë shtetin?

Populli e dëshiron shtetin prapë. Maqedonia po shkon drejt humnerës, ndërsa ky kaos dhe çmenduri shtrenjt do të na kushtojë dhe doemos duhet ta ndalim, deklaroi lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski sonte në mitingun në Bogdanci.

“Ky është problemi ynë dhe vetë duhet ta zgjidhim, të gjithë duhet të japim mund. Brenda tetë muajve na presin zgjedhje lokale ja pra shansi për të gjithë ne. Kështu lideri i LSDM-së sonte në mitingun në Bogdanci e përshkruajti situatën në Maqedoni dhe paralajmëroi se populli mund të vendos çfarë jete do të ketë në të ardhmen.

“Ju shoh dhe ju pyes deri kur kështu, a jetë është poqëse jetohet në frikë?. Prej kujt të friksohemi, prej njerëzve falsifikues të historisë maqedonase? A thua do të lejojmë që për shkak të kriminalitetit të familjes të vuajnë 500.000 familje. A do të lejojmë që të na rrëmbejnë shtetin?, tha Cërvenkovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button