Qipro greke me presidencën me BE-në, zgjerimi prioritet i fundit

Marrja e Presidencës së BE-së nga pjesa greke e Qipros nuk do të ketë prioritet zgjerimin me anëtare të reja, ndërsa për Maqedoninë duke marrë parasysh afërsinë e Qipros me Greqinë, nuk përbën domosdoshmërish një lajm të mirë për sa u përket euro integrimeve të vendit.

Vet marrja nga ana e Republikës së Qipros të presidencën e Bashkimit Evropian sot, dhe drejtimi i saj gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ka shkaktuar reagime në tre shtete të Ballkanit. 

Maqedonia as që i ka kushtuar vëmendje këtij lajmi, duke pasur parasysh qëndrimet identike që ky shtet ishullor ka rreth çështjes së emrit që Maqedonia ka me Greqinë, në Kosovë ka shkaktuar irritim pas publikimit të lajmit se Qipro as në krye të BE-së, nuk ndërron qëndrimin rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, që gjithashtu është hap identik me Greqinë, ndërsa reagimi i tretë vie nga Turqia e cila ashtu siç edhe paralajmëroi ka ngrirë marrëdhëniet me BE-në deri sa me Presidencën e saj drejton Qipro greke, që sipas Turqisë nuk ka legjitimitetin të marrë këtë post vetëm pa pjesën turke.

Gjatë presidencës së Qipros, Maqedonia do të jetë në sprovë edhe me raportin e progresit që do të publikohet në muajin nëntor, ndërsa gjasat janë për një raport formal, me shumë porosi dhe detyrime për Shkupin, vlerësojnë qarqe të opozitës. 

Qipro gjatë kësaj presidence prioritet do të ketë krizën ekonomike në Eurozonë, krizën ekonomike greke, çështjen  e emigrantëve dhe fare në fund procesin e zgjerimit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button