Të hënën hidhet gurthemeli për shkollën e djegur të Merovës

Më  në fund nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës është marrë vendimi që të fillohet më punë në shkollën fillore Pashko Vasa të fshatit Merovë. Të hënën pritet që në mënyrë zyrtare të hidhet gurthemeli i kësaj shkolle.

“Po presim të hënën që ministri të vijë në këtë fshat dhe të fillojnë ndërtimet e kësaj shkolle fillore” tha kryetari i komunës  së Zhelinës, Fatmir Izairi.

Mirëpo nxënësit e kësaj shkolle sërish nuk do të mund ta fillojnë procesin arsimor në shtator sepse parashikohet që punimet të zgjasin vetëm për ndërtimin e fazës së parë, domethënë shkolla do të bëhet vetëm me mure dhe kulm por nuk do të ketë kushte të tjera të nevojshme për vijimin normal të mësimit.

Ndryshe, më 15 gusht të vitit 2011 shkolla fillore e fshatit Merovë u përfshi nga flakët dhe 134 nxënës të kësaj shkolle mbetën pa objekt shkollor. Ato mësimin deri më tani e kanë vijuar në një shkollë të improvizuar që është shtëpi private.

Që atëherë disa herë u premtua nga Qeveria se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një shkolle të re, por iniciativa me gjasë pas një viti do të fillojë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button