Selmani: Dekriminalizimi ju sjell liri gazetarëve

Me ligjin për dekriminalizmin e shpifjes gazetarët si dhe të gjithë kryerësit e funksioneve publike do të fitojnë më shumë liri. Kështu është shprehur kreu i Shoqatës së gazetarëve (SHGM) Naser Selmani i cili mbrëmë ka diskutuar me gazetarët e Strumicës.

“Në vend që të paditen menjëherë gazetarët, me ligjin e ri parashikohen të kalohet nëpër disa faza të detyrueshme si që janë mundësia për kërkim të faljes, për demantim dhe për vlerësim nga Gjykata e nderit të SHGM-së. Pas kalimit të këtyre fazave, Gjykata atëherë do të mund të diskutojë për shpifjen eventuale” ka thënë Selmani. 

Ai mes tjerash me gazetarët  ka diskutuar edhe për fushatat e qeverisë, puna e Këshillit për radiodifuzion dhe pozita e servisit publik MRTV. Ai ka theksuar se kolegët e tij gazetarë kanë një qasje jo-principiele të cilët me sjelljen e tyre nuk kontribuojnë të përmirësojnë situatën e gazetarisë në vend.

Ligji për dekriminalizimin e shpifjes që u kontestua nga botues e kryeredaktor pas filtrit që duhet ti’a bëjë Këshilli i Evropës, pritet të miratohet nga fundi i muajt korrik dhe me të automatikisht do të ndërpriten rreth 320 procese gjyqësore kundër gazetarëve të iniciuar nga funksionarë publik. 

Marrëveshja mes Qeverisë dhe SHGM-së ka qenë një nga rekomandimet e Bashkimit Evropian për të përmirësuar situatën e keqe të lirisë së shprehjes në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button