26 viktima në pjesën juglindore të Turqisë

Autoritetet zyrtare turke kanë raportuar se kryengritësit kurdë sot kanë sulmuar njësitet ushtarake të Turqisë, në pjesën juglindore të këtij vendi, duke shkaktuar përleshje, nga të cilat 18 kryengritës dhe 8 ushtarë turq u vranë.

Sipas autoriteteve edhe 16 ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë luftimeve, që ndodhën në provincën Hakari, afër kufirit turk me Irakun dhe Iranin.

Kryengritësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që është e ndaluar, kanë luftuar për afro 30 vjet për më tepër autonomi për kurdët në juglindje të Turqisë.

Afro 45 mijë njerëz, civilë turkë dhe kurdë dhe luftëtarë, janë vrarë prej vitit 1984, kur ky grup ka filluar të luftoj. /npr.org

Lajme të ngjashme

Back to top button