IHPQM: Gjysma e popullatës nuk u beson liderëve politik

Anketa telefonike e realizuar nga Instituti për hulumtime të politikave dhe qeverisje të mirë (IHPQM) në periudhën prej 15-17 qershor për rejtingun e partive dhe liderëve në Maqedoni tregon se 46.2 % e të anketuarve nuk i beson asnjë lideri politik.

Më tej, sipas IHPQM interesant është fakti se numri i të anketuarve të cilët nuk do të votojnë për asnjërin është 36.2 për qind ndërsa  ato që nuk kanë vendosur se për kë do votonin është 15.2 për qind.

Rezultat tregojnë se rejting më të madh edhe më tej gëzon VMRO-DPMNE me 19.1 për qind, pastaj pason LSDM me 12.9 për qind te blloku maqedonas, ndërsa te ai shqiptar BDI me 6.9 për qind, pastaj PDSH me 3.9 për qind dhe RDK me 1.7 për qind. 

Rezultatet gjithashtu kanë treguar se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti kanë rejting më të lartë me 20.1 për qind dhe 7.4 për qind, Branko Cërvenkovski 12.0 për qind, Menduh Thaçi 3.9 për qind, Rufi Osmani 1.8 për qind, Radmilla Shekerniska 0.6 për qind, Arben Xhaferi 0.6 për qind dhe Lupço Georgievski 0.6 për qind. 

Hulumtimi është zbatuar në 1060 të anketuar që është ekzemplarë reprezentativë për Maqedoninë. Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e  popullatës ( siç janë struktura etnike, mosha, arsimi dhe gjinia). Gabimi margjinal (statistikor) për të dhënat është ±3%./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button