RDK-PDSH:Mos ndarja e parave për 100 vjetorin,skandaloze

Lidhur me çështjen se kush do të financon evenimentet lidhur me shënimin e jubileut 100 vjet shtet shqiptar, sot reaguan edhe partitë politike. Vendimi i ministrisë së kulturës për mos të ndarë as edhe një denarë për këtë ngjarje të rëndësishme shqiptare është vendim skandaloz, deklaruan partitë shqiptare opozitare PDSH dhe RDK.  

Ky vendim është nënçmues për gjithë shqiptarët, por edhe për partinë tuaj, thanë Izet Zeqiri nga RDK dhe Gazmend Aliji nga PDSH.

‘BDI është një zero që u shton vlerën çdo pune që fillojnë maqedonasit, ndërsa për shqiptarët BDI është një zero që çdo herë kur shumëzohen me BDI-në përfundojnë  zero, dhe ja edhe për kulturën  shqiptarët u shumëzuan me BDI-në, dhe mjetet e ndara për 100 vjetorin natyrisht se janë zero. Përfaqësuesit zero të BDI-së të ulur në kolltukët e Gruevskit  nuk bëjnë gjë tjetër por përgjegjësinë e bartin tek ministritë tjera, Talati te Musai, Musa te Bislimi ndërsa Bislimi te Neziri, të gjithë zero me bisht, mos e hidhni përgjegjësinë andej e këndej se gjithë zerot janë të BDI-së’ tha Aliji.

‘Pozicioni i shqiptarëve është i mjerë dhe kjo shihet më së miri me vendimin e kulturës, dhe kjo ka nënçmuar të gjithë shqiptarët dhe partinë koalicion BDI-në. Dëshirojmë të theksojmë se buxheti i ministrisë së kulturës është 5 milion e 126 mijë euro,  kurse buxheti i financimit të aktiviteteve të kulturës është 46 milion e 647 mijë euro, për manifestime kulturore 1 milion e 947 mijë euro, ministria nuk gjejnë asnjë denarë për shënimin e 100 vjetorit, kjo është një vendim skandaloz dhe verifikon tërë atë që ne themi se buxheti i Maqedonisë alokohet në mënyrë diskriminuese’ tha deputeti i RDK-së Izet Zeqiri.

Akuzave dhe kritikave Iiu përgjigj koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferri. Bëhet fjalë për një keqkuptim tha ai, duke shtuar se Instituti ka kërkuar para në vend të gabuar, pasi që ato janë të siguruara dhe menaxhohen nga Këshilli për shënimin e përvetorit, të cilin e drejton zëvendës kryeministri Musa Xhaferi.

‘Unë edhe një herë dua të ritheksoj Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar programin për shënimin e datave dhe personaliteteve të veçanta për vitin 2012-të, dhe ka përcaktuar bartësit e aktiviteteve që duhet të merren me shënimin e atyre datave, koordinatori është caktuar, aspekti financiar i gjitha aktiviteteve dhe datave janë kompentencë e Këshillit koordinues, çdo tentativë tjetër bie në fushën  e manipulimit me opinjonit. Instituti është pjesë e Këshillit koordinues dhe bën pjesë atje, dhe konstrukti financiar është atje, trupi koordinues e ka rregulluar këto çështje’, tha Xhaferi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button