Shtrohen rrugë të reja në Saraj

Komuna e Sarajit, ka filluar intenzivisht te investoj në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, si ndërtimin e rrugëve të reja dhe meremetimin e rrugëve ekzistuese në gjithë territorin e saj. 
Sot, u bë përurimi i një rrugice në vendbanimin Saraj, ku me pllaka te begatonit u mbulua një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë. Ky investim kapë vlerën rreth tre milionë denarë që është investim nga mjetet buxhetore të Komunës së Sarajit. 

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati shprehet se në çdo vendbanim të territorit të komunës deri në fund të mandatit do të realizojë nga një projekt madhor, varësisht nga interesi i banorëve lokal.

“Sot në mënyrë solemne lëshuam në përdorim rrugën me numër njëzet. Ky është një premtim i fushatës zgjedhore se në çdo vendbanim do të realizojmë nga një projekt, varësisht nga interesi i vendbanimit.  Ky investim është tërësisht i Komunës së Sarajit, ku është përfshirë një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë dhe kapë vlerën rreth tre milion denarë. Shpresojmë se me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe në të ardhmen në të gjitha vendbanimet tjera, komfor programit zgjedhor ashtu siç kemi premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Me programin vjetorë Komuna e sarajit ka ndarë mjete buxhetore diku rreth 15 milion denarë për rrugë. Gjatë kësaj periudhe janë meremetuar disa rrugë rajonale si ajo me numër 402 që lidh Sarajin me Bojanën dhe 403 që lidhe Kondovën me Radushën, këto dy akse rrugore janë shumë të rëndësishme për banorët e Sarajit pasi që aty qarkullojnë rreth 40 mijë banorë të Komunës së Sarajit”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.  

Gjithashtu nga sot, kanë filluar punimet e ndërtimit të rrugës lokale në vendbanimin Krushopek, ku me pllaka të begatonit do të shtrohet një rrugë prej 1600 metra katror. 

Njëherësh, punimet kanë filluar edhe në vendbanimin Rashçe, ku do të shtrohet me asfalt një rrugë në gjatësi prej 1000  metra dhe asfaltimi I rrugës që lidhë vendbanimet Kopanicë-Bojanë, që është në gjatësi prej 3000 metra.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button