Thaçi: Në Maqedoni ka hapësirë të punohet për marrëdhëniet ndëretnike

Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira. Shpresoj se këto marrëdhënie të mira ndërfqinjësore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deklaroi kryeministri kosovar Hashim Thaçi për radion nacionale bullgare.

“Maqedonia, dua të nënvizojë, po shkon rrugës së duhur drejt evrointegrimeve. Pranimi i saj dhe anëtarësimi në familjen evropiane me siguri të plotë do të kontribojë për më shumë siguri, stabilitet dhe paqe në Ballkan. Dhe të gjitha shtetet ballkanike si Kosova, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi duhet ta bëjmë këtë dhe të shkojmë përpara rrugës së përbashkët, që të mund ta realizojmë perspektivën evropiane”, deklaroi Thaçi për RNB, gjatë vizitës zyrtare në Sofje.

I pyetur për tensionet e paradokohshme ndëretnike në vend, Thaçi deklaroi se ka pasur mundësi para do kohe të theksojë se ka hapësirë të pritet dhe çfarë të punohet brenda, në Maqedoni.

“Unë tashmë kam pasur takime dhe bisedime me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, si dhe me liderët lokal shqiptarë, dhe mund t’ju them se ka dëshirë nga të dyja palët, që të punohet në integrimin evropian. Dhe mendoj se kjo do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi Thaçi për RNB-në. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button