Një grua e vdekur pas prishjes së motorit në një fluturim në SHBA
Një pasagjere ka vdekur dhe një tjetër gati ka daluar nga dritarja e thyer e një aeroplani me 149 persona në bord në fluturimin nga Dallasi në Nju Jork.
Njëri nga motorët e aeroplanit ka pësuar dëmtime gjatë fluturimit më 17 prill, kanë njoftuar autoritetet e aviacionit amerikan, transmeton REL.
Aeroplani i kategorisë, Boeing 737-700 ka ateruar urgjentisht në Filadelfi.
Vdekja e Jennier Riordan, 43 vjeçare ka qenë e para në ndonjë aksident të fluturimeve komerciale në SHBA nga viti 2009, ka njoftuar Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit.
Udhëheqësi i këtij bordi, Robert Sumwalt ka thënë se bazuar në një hetim është gjetur se një pjesë delikate e motorit ka munguar duke shkaktuar prishje të mjetit të transportit.