Bejta nuk komentoi se çfarë ka biseduar me të akuzuarin e rastit “Monstra”, Fejzi Aziri në telefon
Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit nuk deshi të komentojë se çfarë ka biseduar me të akuzuarit e rastit “Monstra”, Fejzi Aziri në telefon.
PlusInfo hyri në kontakt me të, dhe pasi ia treguan shkakun e thirrjes, ai tha se nuk dëshiron të komentojë, transmeton Portalb.mk.
“Jam jashtë shtetit. Ditën e mirë”, tha Bejta në thirrjen telefonike nga PlusInfo.
Vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri në “Monstra”: Të publikohet biseda me Nevzat Bejtën
Noqevski: I akuzuari Fejzi Aziri ka biseduar me Nevzat Bejtën në telefon për rastin “Monstra”