Kumanovë, normalizohet gjendja me ujin

Pas marrëveshjes së arritur ditë më parë mes dy kompanive kumanovare për ekonomizim me ujin, në qytetin e Kumanovës tashmë ka filluar normalizimi i gjendjes, e sidomos në ato lagje të zonave të larta, ku qytetarët nuk kishin ujë me ditë të tëra. 

Nga “Ujësjellësi” i Kumanovës njohtohet se tanë nga Penda e Likovës e deri në “ Ujësjellës” janë duke rrjedhur nga 440 litra në sekond që është dukshëm më tepër përball atyre 150 litrave në sekond që rridhnin para marrëveshjes së firmosur. 

Sidoqoftë me këtë marrëveshje iu dha fund ngërçit gati një dekadësh në relacionin Ekonomi e ujërave – “ Ujësjellës”, fakt që e përshëndesin të gjithë kumanovarët dhe duan më që kurrë të mos përsëriten mosmarrëveshje të këtilla, e sidomos ata të cilët me ditë të tëra kishin mbetur pa pikë uji./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button