Gruevski fton biznesmenët rusë të investojnë në Maqedoni

Në qoftë se vini në Maqedoni, do të gjeni një qeveri miqësore e cila ka kuptim për nevojat e biznismenëve dhe është çdoherë e gatshme për t’ju ndihmuar atyre në plotësimin e nevojave dhe interesave të tyre.

Kjo ishte porosia që dha kryeministri Gruevski sot në Biznes forumin i cili u mbajt në Moskë të Rusisë, ku morrën pjesë mbi 90 përfaqësues të kompanive ruse.

Në fjalimin e tij, kryeministri Nikolla Gruevski u përqendrua në përparësitë të cilat ofrohen në sferën e politikës tatimore, me çka theksoi se Maqedonia ofron pakon më të ulët tatimore në Evropë dhe  njëherit i paraqiti mundësitë për kompanitë ruse të cilat do të vendosin të investojnë në zonat teknologjike zhvillimore në Maqedoni gjatë 10 viteve të para pas hapjes nuk do të paguajnë tatim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button