Rikthehen bisedimet mes superfuqive dhe Iranit

Një raund i ri bisedimesh mbi programin e debatueshëm bërthamor të Iranit nisi sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. 

Takimi dy-ditor midis përfaqësuesve të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore (pesë ato me të drejtë veto plus Gjermania) pason pas takimeve të dy muajve të shkuar në Stamboll dhe Bagdad.

Më parë gjatë muajit, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike pranoi se negociatat me Teheranin kishin përfunduar pa një progres real.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore, pretendim që kundërshtohet fuqimisht prej Teheranit.

Sipas të dërguarit të “BBC” në Moskë, pritet që në takimin aktual të parashtrohen kërkesa konkrete dhe të bisedohet mbi një plan që do të këmbejë lehtësimin e sanksioneve ekonomike të vendosur mbi Iranin, me kushtëzimin e programin bërthamor të vendit.

Besohet se Iranit do t’i kërkohet që të ndërpresë pasurimin e uraniumit në 20%, të eksportojë stoqet me uranium të pasuruar dhe të mbyllë reaktorët e nëndheshëm të fortifikuar pranë qytetit të Qomit.

Eksperitët e politikës ndërkombëtare po ndjekin me vëmendje këtë moment vendimtar në marrëdhëniet e perëndimit me shtetin e ngritur në rënojat e Persisë së vjetër, aq më tepër pasi zhvillimet brenda vendit detyruan presidentin Ahmadinejad që të lajmërojë largimin nga pushteti në fundin e mandatit të tij, në 2013-n./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button