Siri, pas raketave shtrihet dora e bisedimeve për paqe
Franca po përpiqet të bindë Rusinë t’i bashkohet nismës për një zgjidhje politike në Siri, vetëm pak pas sulmit të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë ndaj vendndodhjeve të armëve kimike në Siri.
Franca ka vijuar të flasë rregullisht me Rusinë, edhe pse tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit janë përkeqësuar ndjeshëm. Presidenti francez, Emmanuel Macron foli me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të premten, vetëm pak orë përpara nisjes së sulmit me raketa nga fuqitë perëndimore.
Perëndimi fajëson qeverinë e Sirisë për sulme krimike mbi zonat e kontrolluara prej rebelëve më herët gjatë këtij muaji, që lanë të vrarë mbi 40 persona. Por, qeveria siriane dhe aleati kryesor i Assadit, Rusia, i mohojnë këto akuza.