Mike Pence, Rusisë: Jeni në anën e gabuar të historisë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një konference për media, ka thënë se Rusia është rreshtuar gabim, kur është pyetur se cilat janë komentet e tij për qëndrimet e Rusisë në raport me Sirinë, njofton Klan Kosova.
“Rusisë i them se jeni në anën e gabuar të historisë”, ka pohuar Pence.
“Është koha për Rusinë që ta marrë mesazhin që e dha mbrëmë Donald Trump. Ju njiheni nga shoqëria të cilën e mbani”.
“Dhe Rusia ishte pajtuar të jetë garantues e marrëveshjes për largimin e armëve kimike dhe tani shohim brutalitetin e këtij monstrumi në Damask dhe kuptojmë se Rusia e ka mbështetur këtë regjim brutal”.
“Është koha që Rusia të na bashkohet kundër këtij regjimi. Sepse Rusia dhe Irani janë në anën e gabuar të historisë”.
SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)