Assad pas sulmeve shkoi në zyrë, komenti: Mëngjes i elasticitetit (VIDEO)
Presidenti sirian Bashar al-Assad, mëngjesin e sotëm ka postuar një video ku shihet duke shkuar në zyrën e tij në presidencë.
Kjo ndodhi pak orë pas sulmit që kryen në Siri, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, si reagim kundër përdorimit të armëve kimike ndaj popullit sirian, përcjell kallxo.com.
Siç raporton Reuters, Assadi i ka bashkuar videos një mbishkrim “Mëngjes i elasticitetit”.
Në videon e cila zgjat rreth 8 sekonda, Assadi nuk flet asgjë por është i veshur me kostum e kravatë, ndërsa mban në duar një çantë.
صباح الصمود..
رئاسة الجمهورية العربية السورية pic.twitter.com/hhIZT6cOTe
— Syrian Presidency (@Presidency_Sy) April 14, 2018