Vazhdon gjykimi i Ismailit, shqiptarit që dogji flamurin maqedonas

Seanca e dytë e gjykimit ndaj Mynir Ismailit, shqiptarit i cili dogji flamurin e Maqedonisë përpara godinës së komunës së Strugës, do të mbahet sot në Gjykatën Themelore të Strugës.

Për aktin e kryer më 23 janar, Ismaili nga fshati Shum i Strugës akuzohet se ka kryer vepra që nxisin urrejtje ndërnacionale, ndër-fetare dhe kundër simboleve shtetërore.

Në seancën e parë e cila u mbajt në 7 qershor në prezencën e familjarëve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar, Ismaili tha se ky veprim i tij u provokua nga ofendimet e shqiptarëve nëpër arenat sportive, e sidomos gjatë kohës që zu zhvillua Kampionati Evropian i Hendbollit, ku në mënyrë të vazhdueshme dëgjoheshin thirrje dhe parulla kundër shqiptarëve. 

Kjo situatë, theksoi Ismaili, më krijoi emocione të papërballueshme të cilat më shtyen të bëjë një veprim të tillë, me të cilin synoja t’i porosisë politikanët që ta lënë sportin jashtë politikës.

”Veprimi im nuk duhet të merret si i orientuar ndaj popullit maqedonas, por ndaj politikës zyrtare dhe politikanëve që ta lënë sportin jashtë politikës dhe të kontribuojnë në drejtim të parandalimit të thirrjeve kundër shqiptarëve. Këto gjëra njëherë e përgjithmonë duhet të ndalen, sepse po revoltonin popullin e thjeshtë në atë kohë ” theksoi Mynir Ismaili. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button