AKI-ja vazhdon ta injorojë Kuvendin
Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së ka dështuar edhe një herë të marrë informacione të dorës së parë rreth rastit të dëbimit të shtetasve turq nga Kosova.
Zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, nuk është paraqitur para komisionit, aty ku ishte ftuar të raportonte, raporton KTV.
Zëvendëskryetarja e komisionit, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk po arrijnë të zhvillojnë kontrollin demokratik ndaj kësaj agjencie.
Ajo ka paralajmëruar se java e ardhshme do të sjellë zhvillime.
Ky është dështimi i dytë brenda pak ditësh që komisioni për AKI-në nuk arrin të ketë raportim nga shefat e inteligjencës së Kosovës.
Ndërkohë, ditë më parë, nga pozita e drejtorit është larguar Driton Gashi, pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj që i njëjti ta lironte detyrën e drejtorit.