Lorik Cana do të mbetet në Lazio

Sipas Agim Canës, në një intervistë të dhënë në “Radiosei” e ardhmja e Lorikut është në Lazio. Tashmë ai e njeh më mirë futbollin italian dhe do të përpiqet që të bëj më të mirën në vazhdim.

“Nuk ka qenë një sezon i mirë për të për shkak të dëmtimeve që ka pësuar, por si një njeri me personalitet ai do ta kryeje kontratën e tij me përpikëri” kështu ka pohuar i ati i Lorik Canës, Agimi i cili është njëkohësisht edhe agjenti i Kapitenit të Kombëtares Shqiptare.

Mesfushori shqiptar më parë ka luajtur edhe për klubet franceze, PSG e Marseille si dhe për Sunderland e turqit e Galatasarayt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button