(VIDEO)Ndihmojeni loken Sabile,është duke iu rrënuar shtëpia

Lokja 82 vjeçare Sabile Aliu  jeton në lagjen Serovë të Shkupit në një shtëpizë gati të rrënuar, me kushte minimale për jetë. Pamjet që mori Portalb nxjerrin në pah dhomën me mozaikun e vrimave të shumta prej të cilave depërtonin rrezet e diellit.

“Më keq është kur bie shi, atëherë laget çdo cep i murit..” shprehet lokja. 

Lokja Sabile përkundër moshës së thyer, kujdeset për të bijën e saj Mihrijen po ashtu të moshuar, të paaftë për punë për shkak të sëmundjes së rëndë mendore.

“Është duke na rënë shtëpia krejt, kemi frikë se do na zë përfund, ne nuk kemi para për ta rregulluar shtëpinë, pa pare s’ndreqet..” rrëfen lokja Sabile.

Djali dhe nipi i lokes jetojnë në afërsi të saj po ashtu në një shtëpi njëdhomëshe. 

“Djali që është bërë operacion dhe ka problem me këmbët mundohet të fitojë diçka me një tezgë të Bit Pazarit, por nuk mjaftojnë aspak..” thotë Sabilja e cila nuk ka fuqi as të drejtohet te institucionet shtetërore.

“Unë nuk shoh aq mirë, nuk kam mundësi të dal deri te fqinjët e as në dyqan e leje më t‘shkoj t’i drejtona dikujt. Me sa e di një herë na ka ndihmuar një shoqatë bamirësie. O birr, unë më s’kam edhe shumë jetë që t’mbaj shpresa për një të ardhme më t ‘mire, po dashtë Zoti ju të rinjtë të kënaqeni dhe rriteni në kushte sa ma t ‘mira”, tha gjyshja Sabile

Në ndihmë të kësaj familje të harruar nga institucionet sociale si dhe shoqëria u paraqitën një grup nxënësish nga shkolla e  mesme ekonomike “Arseni Jovkov”. Së bashku me profesorët dhe me mbështetje të Portalb, nxënësit mblodhën mjete financiare dhe blenë produkte ushqimore për loken Sabile dhe të bijën, kontribut ky simbolik bamirëse për këtë familje që mungojnë fjalët për të përshkruar mjerimin në të cilën gjenden. 

“Bujaria hap shtigjet dobiprurëse në çdo cep” andaj me shpresë se të gjithë do të ndjekim shembullin e të rinjve e kësaj shkolle, Portalb bën apel te të gjithë që kanë mundësi t’ë ndihmojnë që jeta e këtyre dy grave të lehtësohet sado pak.

Numri i telefonit: 070 611 880

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button