Xhamia e vjetër në Strugë mund të rinovohet me donacion turk

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoni Gyroll Sokmensur me bashkëpunëtorët qëndroi për një vizitë pune në Komunën e Strugës.

Gjatë qëndrimit në Strugë, ambasadori u takua me myftiun Ferat Polisi, në godinën e  Myftinisë së Strugës, ku raportohet se  u interesua për një sërë çështjesh, sidomos në drejtim të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Gjithashtu një nga temat e takimit ka qenë edhe rinovimi i xhamisë së vjetër në  qytetin e Strugës, dhe mundësia për  ndihmë në këtë drejtim nga Republika e Turqisë, pohon myftiu i Strugës, Ferat Polisi.

?Ambasadori Turk në Maqedoni Gyroll Sokmensur, u takua edhe me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, me të cilin bisedoi për një sërë tematikash me interes të dyanshëm.

Merko pohon se me ambasadorin turk gjatë takimit,  të cilin e përshkruan si shumë miqësor u shkëmbyen mendimet për një sërë çështjesh si dhe u fol për shumëfishimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore me Republikën e Turqisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button