BDI – Mos i shërbeni LSDM-së

Bashkimi Demokratik për Integrim  gjatë gjithë kësaj kohe ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë kontribut maksimal për realizimin e qëllimit tonë më të rëndësishëm për momentin, integrimin e vendit në NATO dhe BE. Kështu u shpreh zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani duke komentuar rolin e BDI-së në koalicionin me VMRO pas samitit në NATO.

Sipas tij kontributi i dhënë është në të gjitha sferat por ai ka veçuar disa:

1. Marrja e përgjegjësisë për ti udhëhequr më shumë se 2/3 e ministrive qe janë më të rëndësishme për përgatitjen e vendit për integrime në NATO dhe BE dhe vlersimin e ktyre organizatave se Maqedonia i ka plotësuar gjitha kushtet dhe standarded që i mbulojnë këto ministri.

2. Me politikën proaktive te BDI-së ne drejtim të komunikimit të drejtëpërdrejt, formal dhe jo formal te përfaqësuesve të saj me përfaqësuesit e palës greke për të krijuar parakushte për integrim.

3. Me presionin e vazhdueshëm mbrenda vendit për të arritur konsenzus politiko-shoqëror për arritje të kompromisit.

“Vlersojmë se kërkesa e partive opozitare maqedonase, drejtpërdrejt por kryesisht nëpërmjet të disa individëve shqiptar të angazhuar prej tyre që luajn rolin e megafonit dhe marionetave të tyre, që BDI ta lëshon qeverinë, nuk ka për qëllim tejkalimin e kontestit dhe zhbllokimin e integrimeve por janë pjesë e strategjisë politike për pushtet duke i shfrytëzuar shqiptarët për qëllimet e veta”, është shprehur Osmani. 

Kët qëndrim ai e ka bazuar në faktin se deri më tani nuk kanë marrë dhe nuk kanë parë ndonjë platformë të qartë alternative të ofruar nga ta ,me garanci dhe afate për tejkalimin e kontestit dhe me të edhe zhbllokimin e integrimeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button