Freedom House: Pas ndryshimit të pushtetit, Maqedonia ka përparim në demokraci

Demokracia është përmirësuar në të gjithë Ballkanin nga 2005 deri në 2010-n, por tani është në rënie, me përjashtim të Maqedonisë pas ndryshimit premtues të Qeverisë, kështu thuhet në raportin e fundit të “Freedom House” të titulluar, “Vendet në tranzicion, 2018”, i cili matë përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve.

Shansi më premtues aktualisht për depërtim demokratik në Evropë, theksohet në raport, është Maqedonia. Pavarësisht se shteti është i vogël, sipas Freedom House, shanset janë të mëdha: suksesi në Maqedoni do të nënkuptonte thyerjen e një dekade të kapjes së shtetit dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe që kanë penguar progresin politik dhe ekonomik në rajon. Maqedonia vlerësohet se ka Qeveri tranzicionale dhe hibride. Në të njëjtën kategori hynë edhe Bosnje e Hercegovina dhe Kosova.

“Çelësi i parë i suksesit për koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja është zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, e cila do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO dhe do të sigurojë një shtytje të jashtëzakonshme ndërkombëtare për qeverinë. BE ka qenë shumë përkrahëse e qeverisë, duart e saj janë të lidhura derisa Greqia nuk lëshon pe për zgjidhjen e emrit. Nëse mosmarrëveshja për emrin zgjidhet, atëherë fillon puna e vështirë. Në këtë moment, qeveria e re gëzon mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke përfshirë presionin ndaj Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin dhe angazhimet për të ndihmuar në procesin e dhimbshëm të rikthimit të shtetit”, thuhet në raport.

Raporti “Vendet në tranzicion, 2018” matë progresin dhe pengesat për demokratizim në 29 vende nga Evropa Qendrore deri tek Azia Qendrore.

Ndryshe, në raportin e vitit të kaluar të “Freedom House”, Maqedonia ishte në nivel më të ulët të demokracisë që nga vitit 2001 kur vendi u përball me konflikt të dhunshëm etnik. Në të njëtin raport Maqedonia gjendej në grupin e vendeve me Qeveri tranzicionale ose me regjim hibrid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button