Maqedonia po përgatitet që përsëri ta padisë Greqinë?

Mediet maqedonase duke u referuar burimeve diplomatike shkruajnë se Maqedonia do të trokasë serish në dyert e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë (GJND) duke ri-paditur Greqinë. Këtë herë padia do të fokusohet në sjelljen e Greqisë gjatë Samitit të Çikagos duke lobuar kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. 

Sipas të njëjtave burime, ekipi ligjor i cili e përgatiti rastin për në Hagë, do ta paralajmërojë GJND-në në qoftë se ekzistojnë argumente se Greqia nuk po e respekton  vendimin e mëparshëm të kësaj Gjykate që të mos e përsërisë sjelljen e Bukureshtit.

“Vlerësimi se fqinji jugor nuk ka vepruar në përputhshmëri me vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës  më shumë bazohet në veprimet dhe sjelljet e përfaqësuesve grek gjatë diskutimit në Samit, përkushtuar përfundimeve në të cilat është arritur në këtë Samit. Gjegjësisht, siç thuhet nga ana e burimeve diplomatike, edhe pse Greqia është lavdëruar se në Çikago është arritur një sukses diplomatik i Maqedonisë, përsëri, diplomacia greke u është nënshtruar presioneve serioze, ndërsa diskutimi në lidhje me përfundimet e Samitit në pjesën e Maqedonisë ka qenë mjaft i ashpër dhe maratonik “, shkruajnë mediet maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button