“Mercedesi luksoz”, Gjykata e Apelit e refuzoi kërkesën e Gruevskit

Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike, për ndërrimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev. Apeli gjithashtu e ka refuzuar edhe kërkesën për ndërrimin e Këshillit Gjykues për të njëjtën lëndë, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me vendimin, pala mbrojtëse ka kërkuar që t’i jepet afat për ankesë. Këshilli Gjykues refuzoi, pasi që në vendimet ajo nuk është e paraparë.

Avokatët përsëri kërkuan që të ndërrohet Këshilli Gjykues duke e akuzuar për anshmëri. PSP, nga ana tjetër ka propozuar që nëse të gjithë mbrojtësit janë të pajtimit se duhet të ketë ndërrim, ajo të bëhet menjëherë dhe të mos zvarritet. Avokatët e të akuzuarve kanë thënë se çdonjëri prej tyre individualisht kanë të drejtë që të dorëzojnë kërkesë për ndërrim.

Ndryshe, paraprakisht, ashtu siç sqaruan avokatët, kërkesa është për shkak se prokurorja speciale Katica Janeva, ka dhënë deklaratë në televizionin nacional se ka gjykatës të cilët veprojnë në lëndët e PSP-së, ndërkaq kanë qenë ë përgjuar.

Në seancë janë paraqitur kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, të tre të akuzuar për furnizimin e “Mercedesit luksoz” prej 600.000 eurove.

Sipas akuzës, në periudhën prej shkurtit deri në fund të tetorit të vitit 2012, Gruevski si person zyrtar e ka shfrytëzuar ndikimin dhe detyrën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, që të kryhet furnizimi publik në të cilën Ministria do të blejë veturë të re të blinduar të tipit “Mercedes”, ndërkaq në procedurë është favorizuar operatori M.A., i cili është përfaqësues gjeneral dhe distrubuues i veturave të tipit “Mercedes”.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TANKU” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button