Kumanovë, i ka mashtruar se do ti dërgojë të punojnë në Afganistan

E.D.  me qëllim të përfitimit të paligjshëm ka mashtruar katër  veta nga Shkupi se do tu mundësojë punë në Afganistan.

Ajo gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti është takuar me  A.D. ( 30 ), G.I. ( 35 ), Z.L. ( 28 )  dhe K.N. ( 34 ) të gjithë nga Shkupi të cilëve ua ka marr dokumentet e identifikimit si dhe 800 euro dhe 250 dollarë amerikan duke u premtuar se deri më 29 prill do tu organizojë takim me një rekrutues amerikan , kurse më vonë pasi të shkojnë për punë në Afganistan do të duhet ti paguajnë edhe nga 3000 euro nga rroga e pare , për çka të dëmtuarit janë dakorduar. 

Më vonë pasi që nuk u ka siguruar takim me amerikanin e theksuar dhe nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike , të dëmtuarit kanë kuptuar se janë mashtruar , për çka menjëherë rastin e kanë paraqitur në SPB të Kumanovës. 

Nga SPB e Kumanovës theksojnë se E.D. është e njohur për vepra penale mashtrime dhe delikte tjera pronësore./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button