Ish këshilltari i kryeministrave grekë: me marrëveshje të ndershme, për 20 vjet s’ka dilema

Është e nevojshme që të gjendet zgjidhje me problemin me emrin, me marrëveshje të pastër ku nuk do të ketë dilema. Kështu vlerëson ish gazetari dhe këshilltari i mëhershëm i kryeministrave grek, Nikos Merxos, raporton MIA.mk.

“Është e nevojshme që të gjendet emër. Pikë. Kjo duhej të mbaronte më vitin 1992-1993. Atëherë bisedova me Kiro Gligorovin, ishim shumë të afërt. E dyta, duhej të stabilizohej si shteti ynë edhe i juaji. Sepse këto punë janë të lidhura njëra me tjetrën. Unë jam i sigurt, i bindur, nga ajo që e kam kaluar në të kaluarën, nëse arrihet marrëveshje, me marrëveshje të ndershme, për 20 vjet nuk do të ketë asnjë dilemë”, ka thënë ndër të tjerash Merxos.

Në periudhën paraprake, Merxos me anë të shkrimeve dhe deklaratave në Greqi ka ftuar që të zgjidhet problemi, kurse qëndrimi i tij përputhet me atë të Qeverisë së Greqisë – marrëveshje me emër të përbërë.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a duhet emri i Maqedonisë të jetë në gjuhën maqedonase, Merxos thotë: “Do të ishte mirë të ishte në gjuhën tuaj. Por, nëse një shtet i huaj, dëshiron ta përkthen emrin, për shembull Maqedonia e Veriut, çfarë do të bëjmë? Do ta padisim?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button