Shqipëria sot merr kryesimin e Këshillit të Evropës

Shqipëria merr sot kryesimin e Këshillit të Europës. Mësohet në Strasburg ka nisur mbledhja e Komiteti të Ministrave të Këshillit të Europës, ku pritet që Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në cilësinë e tij, si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë të Shqipërisë të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës. 

Pas fjalimit, ministrit Haxhinasto do i dorëzohet edhe celësi i presidencës së KiE, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet rreth orës 12:00. Pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar në Strasburg janë dhe Ilir Rusmajli, kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentar të KiE-se, si dhe Ferdinand Poni, Zëvendësministër i Brendshëm. 

Për herë të parë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në 13 korrik 1995, Shqipëria do të marrë kryesinë e Komitetit të Ministrave të organizatës, për periudhën 23 maj –9 nëntor 2012. Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”. Marrja e presidencës do të shoqërohet me një ceremoni festive, gjatë së cilës do të ekspozohen objekte me vlerë të trashëgimisë së pasur kulturore dhe artistike shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button