Mënyrat e kontrollimit brenda strukturave partiake

Forma e organizimit politik në RM, por sidomos në taborët politike shqiptare ,u tregua tepër e kobshme, për shumë familje e individ, prej vitit 1990 e këndej e sidomos prej 2001-it.

Partitë dhe udhëheqësitë e tyre vendosën rregulla, parime, metoda, forma të organizimit por edhe të sundimit e mbajtjes në kontroll të anëtarësisë së tyre, simpatizantëve por edhe target grupeve të tyre që mendojnë se i kanë makineri votuese.

Mënyrat janë të ndryshme, do të elaboroj disa aq sa kam përvojë, kohë dhe hapësirë….

1.Çdoherë partitë në nëndegë e degë, pra në strukturat e tyre formojnë dy taborë, njëra legale dhe tjetra kushtimisht me thënë ilegale. Njëra nëndegë me anëtarë që duken dhe tjetra e fshehur e afërt me liderët, kryesitë qendrore e që ka për detyrë ta përcjell inkognito apo fshehurazi nëndegën legale .Eventualisht nëse e para ik ,e dyta është rezervë.
Ky lloj veprimi është nëpër degë por edhe te kryesitë qendrore.
Kjo formë u tregu e kobshme, morën në qafë shumë njerëz.

2.Çdoherë kur nuk mundet të zgjidhen problemet në nëndegë, degë, vijnë përfaqësues nga kryesia qendrore që ata të zgjidhin problemet.
Në raste të tilla dërgohen kauboj apo sherifë partiakë shumë të afërt me liderin partiak ,që i thirrin grupet veçmas nëpër zyrat e kryetarëve të komunave apo në restorante, ndonjëherë veçmas e ndonjëherë në grupe. Në fund konsensusi është që nëndega apo dega të përfaqësohet nga të dy taborët por kryetari doemos të jetë njeri që do të kontrollohet nga kryesia e lideri. Kjo formë u tregu e kobshme, morën në qafë shumë njerëz.

3.Çdoherë kur nuk mundet të zgjidhen problemet në nëndegë, degë, thiren në selinë e kryesisë qendrore që atje të zgjidhen problemet.

Partitë këtë metodë e shfrytëzuan për të treguar dominancën ,autoritetin e liderëve por edhe për të treguar kushtimisht “paaftësinë” e degëve duke stimuluar fshehurazi të dy taborët, çdoherë duke folur fshehurazi me njërën palë dhe duke ju thënë se ju jeni në të drejtë,,..,,ju keni vota ma shumë,,…i morën në qafë edhe me këtë mënyrë shumë familje e shumë individë.

4.Emisarë të ndryshëm që lëshohen nga degë tjera kinse për të insistuar, koordinuar, pajtuar e në fakt roli i tyre është të mbledhin informata për të informuar liderin.
Në raste të tilla personat e autorizuar, që imitojnë e që bëhen dhe marrin mbi supe se kontrollojnë shumë njerëz ,vijnë e pinë çaj e kafe nëpër degët, e bëhen se janë shumë të afërt me secilin, mbledhin informata e qëllimi i tyre është me këtë të forcohen, që të marrin ndonjë post, e para liderit të tregojnë se kontrollojnë një nahi. Shpesh këta persona si kanë dy vota në mëhallën e vet ,e vijnë të dirigjojnë punë në mjedis me 5000 vota, i morën në qafë edhe me këtë mënyrë shumë familje e shumë individë…

5.Telefonata veçmas me secilin prej të involvuarve..
Telefonatat e tilla zakonisht bëhen personalisht nga lideri edhe atë në orët e vona për të treguar përkushtimin, interesimin kinse që ka lideri ndaj personit, por edhe në një formë për të demonstruar shtypjen dhe mbjelljen e frikës, morën në qafë edhe me këtë mënyrë shumë familje e shumë individë…

Ka ende shumë metoda, forma apo trika thënë në gjuhën e popullit, e nga ju vetë do të varet nga aftësia juaj ti nuhasni këto kurthe ,që mos bëheni viktimë e megalomanëve, që ju shikojnë vetëm si instrument për të mbijetuar në skenën politike.

”Ndryshimet në politikë ndodhin para se ne ti shohim ato. Politika nuk e ka vetëm rolin përshkrues apo konstatues, por roli themelor i saj është parashikues, me qellim që marrja e vendimeve të na dal me kosto sa më të ulët dhe që efektet e vendimit të parë të kenë efekt në uljen e kostos së vendimit të dytë dhe kështu me radhë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button