Teuta Arifi: Nuk do të lejojmë maltretim të njerëzve dhe montim të rasteve!

Maksimalisht insistonim që procesi të jetë siç duhet dhe asnjë të mos merret në pyetje pa argumente dhe prova. Dhe kjo ndodhi. Nuk pajtohemi me dënime të parakohshme. Definitivisht mendojmë se ai i cili para kohë jep deklaratë dhe dënon do të bart përgjegjësi politike. Ky është qëndrimi i zv/kryeministres Tetuta Arifi dhe nënkryetare e BDI-së, në intervistë për Al Jazeera.

“Ne k?mi qëndrimin tonë, kishim disa mbledhje partiake. Kishim një periudhë shumë senzitive, konflikte mes nxënësve, të cilat arritën kulmin me vrasjen e pesë personave të rinj. Gjithsesi organet hetuese duhet të gjejnë se kush qëndron pas vrasjes dhe kush është ekzekutuesi. Në këtë insistojmë sepse nuk dëshirojmë të ndodhë kolektivizimi i përgjegjësisë. Në çdo komb keni njerëz të mirë dhe njerëz që bëjnë vepra të atilla. Dhe ata duhet të identifikohen. Në mjediset multietnike nëse ajo nuk ndodh një kohë të gjatë, keni rrezik nga tensionet të cilat janë edhe më të rrezikshme”, thotë Arifi.

Në pyetjen se çfarë mendon për deklaratat ku vepra ishte kualifikuar si “radikalizëm islam” dhe  “terrorizëm” ajo thotë se këtë nuk mund ta pranojnë.

“Pasi mendoj se nuk është mirë të prejudikoni punë të tilla. Ekziston procesi. Nëse ai proces dëshmon se është kështu ose ashtu, atëherë mund të flasim. Por të prejudikohet, kjo nuk është e pranueshme”, thotë Arifi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button