SHBA miratoi shitjen e armëve për 3 vende në vlerë 4.7 miliardë dollarë

Sipas një agjencie të Pentagonit, Departmenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e armëve potenciale në vlerë prej 4.7 miliardë dollarë për Sllovakinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur se Sllovakia do të blejë avionë luftarakë F-16 dhe armë në vlerë prej 2.9 miliardë dollarë.

“Shitja e propozuar do të mbështesë nevojat e Sllovakisë për vetëmbrojtje të saj dhe do të mbështesë qëllimet e mbrojtjes së NATO-s”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shitja do të ndihmonte politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-ve, si dhe do të siguronte paqen dhe stablitetin në Evropë.

Spanjës i është aprovuar për të vazhduar përpara me 1.3 miliardë dollarë për avionët e mallrave CH-47F dhe pajisje të tjera që agjencia tha se do të përmirësonte aftësinë e vendit për të ruajtur stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë.

“Shitja e propozuar e avionit të tipit CH-47F do të përmirësojë aftësinë e ngritjes së rëndë. Spanja do të përdorë këtë aftësi të zgjeruar për të forcuar mbrojtjen e vendit të saj dhe për të penguar kërcënimet rajonale”, thuhet në deklaratë.

Agjencia e Pentagonit tha se 500 milionë dollarë në shitjet ushtarake do të ndihmonin Mbretërinë e Bashkuar të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për Dronin MQ-9, i njohur si program droni Predator.

Agjencia poashtu bëri të ditur se shitja përfshin mbështetje logjistike të kontraktorit, mbështetje teknike, mirëmbajtje, modifikime dhe përmirësime ndërsa blerjet nuk do të ndryshojnë bilancin bazë ushtarak në rajon.

Shitjet e propozuara janë në pritje të miratimit nga Kongresi Amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button