Ambasadori Orav vizitoi Kumanovën

Ambasadori i BE-së, Avio Orav, sot qëndroi për vizitë pune në Kumanovë, ku u takua me kreun e kësaj komune, Zoran Damjanovskin. 

Aktivitetet e vetadministratës lokale, niveli i decentralizimit dhe gjendja në rajon, ishin temë e bisedës së Euro ambasadorit në Maqedoni, Avio Orav me nikoqirin e tij Zoran Damjanovski. 

Me këtë rast ambasadori i BE-së Avio Orav, tha se ky takim i mundëson që të jetë më i informuar për rrjedhat në Komunën e Kumanovës e sidmos rreth procesit të decentralizimit.

“Në takimin e sotëm biseduam për zhvillimin politik, zhvillimin rajonal, për procesin e decentralizimit por edhe për procesin e centralizimit. Decentralizimi është process i cili monitorohet me raportin për përparim dhe gjithësesi do të jetë pjesë e dialogut në nivel më të lartë” tha Orav. 

Ndërkaq , kreu i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski nënvizoi se është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë pas ndodhive të fundit.

“Biseduam për gjendjen politike dhe të sigurisë, pas ndodhive të fundit. Bashkarisht konstatuam se nuk do të kemi lëvizje të ndonjë situate dramatike radikale, mirëpo mendojmë se gjendja duhet sa më shpejt të ketë përfundit të rregullt gjyqsor, me çka do t’u vihej pikë tensioneve etnike në rajon e para së gjithash në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Zoran Damjanovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button