Klinika e Gjinekologjisë ka filluar të shkatërrohet, llogaria e saj është bllokuar –kërkohen donacione

Llogaria e Klinikës së Gjinekologjisë përsëri është bllokuar për 410.000 euro të cilat institucioni i ka pasur patjetër t’i paguajë në bazë të kërkesave paditëse nga një familje e cila në vitin 2008 e ka paditur klinikën. Bëhet fjalë për padi për shkak diagnozës që nuk është zbuluar me kohë te fëmijët e tyre ku nga ky shkak fëmijët mbetën të verbër. Këto padi janë nga periudha prej kur Klika e Gjinekologjisë nuk kishte protokol, sipas të cilit mjekët duhet të vinin dhe t’i kontrollojnë parakohe fëmijët e sapo lindur. Shumë fëmijë kanë vuajtur në atë periudhë, shkruan NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

“Llogaria është bllokuar që të hënën dhe atë për padi nga viti 2008. E kemi pasur patjetër të paguajmë për dy padi për një herë, njëra është me lartësi prej 160.000 euro, ndërsa tjetra prej 250.000 euro”, deklaroi për NOVA-n, Viktoria Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë.

Në të njëjtën kohë në Klinikën te e cila që nga fillimi i ndërtimit e ndjekin marrësi ( është kursyer në materiale, janë montuar dritare të lira, sistemi për ventilim është në gjendje katastrofale, janë vendosur krevate të vjetër dhe pajisje të vjetra) i hapi një numër të madh të donacioneve në kuadër të fushatës “Të gjithë ne miqtë e bebeve, bëhu edhe ti”, që shkaktoi reagime nëpër rrjetet sociale dhe në opinion.

Komentuesit thonë se nuk është etike që të kërkohet para nga qytetarët për institucionin shtetëror për të cilin duhet të kujdeset vetë shteti dhe e njëjta ka buxhetin e vetë. Njerëzit pyeten se e gjithë kjo a do të shkaktojë frikë dhe pasiguri te gratë shtatzëna të cilat duhet të lindin. Edhe në situata kur mblidhen donacione për mjekimin e fëmijëve nga jashtë, fushata për mbledhjen e donacioneve në Gjinekologji shkakton reagime negative.

Drejtoresha, Viktoria Jovanovska tha se fushata është e drejtuar para se gjithash për fushatat e mëdha që t’ju ndihmojnë nënave dhe fëmijëve që të kenë kushte gjatë qëndrimit në spital. Por, me hapjen e numrit të donacioneve doli se qytetarët duhet të dhurojnë që të përmirësohen kushtet në klinikë.

“Donacionet duhet të jenë në drejtim të kompanive të mëdha që të dhurojnë pajisje e jo para. Por doli siç doli. Periudhën e kaluar ne kemi blerë dyshek, krevate kemi marrë nga Ambasada japoneze, ndërsa i gjithë reparti është pajisur nga Pivara e Shkupit”, tha Jovanovska.

Ajo potencoi se Klinika me të vërtetë shumë është prishur edhe pse ndërtesa është e re pesë vjet.

Këto janë dyshekë në të cilët janë shtrirë lehonat. Këto janë të vjetër dhe përplot me bakterie janë sjellë nga ndërtesa e vjetër e Klinikës së Gjinekologjisë. Aparatet nëpër laboratorë renditur në tavolinat e vjetra. Këto dyshek ruhen në podrume deri sa nuk ka ku të hudhen.

Drejtoresha Jovanovska tha se çdo ndihmë nga shteti dhe nga kompanitë private është e mirëseardhur dhe tha se është e vetëdijshme se mënyra e mbledhjes së donacioneve përmes operatorëve mobil nuk është e përshtatshme.

Jovanovska paralajmëroi se ka sinjale pozitive nga disa kompani të cilat kanë paralajmëruar se do të ndihmojnë që të pajiset Klinika, do të rinovohen të gjitha hapësirat si dhe nënat dhe bebet do të kenë kushte për qëndrim në Klinikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button