Klinton: Maqedonia ka plotësuar kriteret e anëtarësimit

“Maqedonia kontribuoi për sigurinë rajonale dhe globale dhe ka dhënë kontribut në misionin ISAF, duke plotësuar kriteret për anëtarësim në NATO”.

Këtë mbrëmë e porositi sekretarja e shtetit amerikan, Hilari Klinton në takimin me shtetet aspirantë për anëtarësim në Aleancën. Në takimin me kolegët nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, dhe Mali Zi, Klinton, duke e quajtur shtetin me emrin kushtetues, potencoi se Uashingtoni po përpiqet fortë për të gjetur zgjidhje të konfliktit për emrin dhe i fton të dyja palët të arrijnë marrëveshje, që të mund të anëtarësohet në Aleancë sa më shpejtë.

“SHBA mbetet  thellë e koncentruar në politikën e dyerve të hapura dhe në këtë frymë ne i përshëndesim shtetet aspirantë në integrimet euroatlantike dhe do t’i mbështesim të punojmë me çdonjërën prej tyre edhe bilateralisht edhe nëpërmjet NATO-s, t’i ndihmojmë që më pastaj t’i implementojnë reformat e duhura për plotësimin e standardeve për anëtarësim”, tha Hilari Klinton. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button