Ivanov: NATO të mos jetë peng i Greqisë

Kemi me çka të krenohemi sepse tash më 10 vite marrim pjesë me paqeruajtës edhe atë në pozitë mjaft përgjegjëse- sigurimin e komandës së misionit ISAF, ndërsa për të gjithë këto vite mbi 2.800 paqeruajtës kanë morrë pjesë në misione paqeruajtëse, tha kryetari Gjorgji Ivanov në deklaratën e djeshme pas mbledhjes së mbajtur në Samitin e Nato-s në Çikago.

“E potencuam këtë fakt dhe treguam që aleanca nuk mundet të jetë peng i një sjelljeje të papërgjegjshme të fqinjit tonë jugor, që çështjen bilaterale e shfrytëzojnë për të dërguar vlerësime për diçka që është pjesë e procesit të BE-së. Edhe pse ky Samit nuk ishte i projektuar për zgjerim, megjithatë kishim shpresë se një obligim i pambaruar nga samitet e kaluara do të jetë e pranishëm”, tha Ivanov

Me deklaratën e tij Ivanov shtoi se anëtarësimi në NATO është proces, ndërsa Maqedonia i ka plotësuar gjitha obligimet e saj dhe është në pritje të jetë anëtare e plotfuqishme, duke pasur parasysh faktin se deri tash është pjesëmarrëse e përgjegjshme në misionet paqeruajtëse.

Të gjithë ministrat prezent në mbledhjen në diskutimet e tyre në përjashtim të Francës dhe Portugalisë, e shfrytëzuan emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button