Robertson: Turp që Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s

Turp që Maqedonia nuk morri ftesë në Samitin në Çikago. Bllokada e vazhdueshme e anëtarësimit maqedonas në NATO është e paarsyeshme, vlerëson ish sekretari gjeneral i Aleancës George Robertson në deklaratë për emisionin “Porta” në MTV.

 “Maqedonia i plotësoi të gjitha kriteret për anëtarësim dhe luan rol jo proporcional me trupat paqeruajtëse në operacionet e NATO-s. Vetë kjo do të thotë anëtarësim. Në vitin 2001 Maqedonia u përball me sfidë reale për Evropën, por edhe për botën. Me fuqitë e veta siguroi të kalohet një konflikt me marrëveshje që është shembull për shumë gjenerata”, thotë Robertson.

Ai i kritikon anëtaret e NATO-s që nuk gjetën mënyrë për ta pranuar Maqedoninë në Aleancë, për shkak se sipas tij vendi nuk mundet vet ti zgjedh problemet me Greqinë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button