Tërmet me 5.9 ballë dridhi Maqedoninë

Tërmet me intensitet mes tre dhe gjashtë ballë sipas shkallës makroseizmike Evropiane sot herët në ora 02:00 në mëngjes është ndjerë në Maqedoninë lindore dhe qendrore.

Observatoriumi sizmologjik pranë fakultetit natyror-matematikor në Shkup informon se intensiteti i tërmetit në Maqedonisë qendrore ka qenë nga pesë deri në gjashtë ballë, ndërsa në atë lindore nga 3 deri në 4 ballë.

Epiqendra ka qenë rreth 120 kilometra në lindje të Shkupit, në Bullgarinë fqinje. Në Bullgari është regjistruar tërmet i fuqishëm me 5,8 ballë me epiqendër 10 kilometra në jugperëndim të Pernikut. Nuk ka viktima. Më së shumti dëm kanë objektet në Pernik. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button