Përfundojnë bisedimet mes OKB-së dhe zyrtarëve iranianë

Kreu Agjencisë Bërthamore të OKB-së i dha fund bisedimeve me zyrtarë iranianë në Teheran, pa gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjen shumëvjeçare lidhur me lejimin e isnpektorëve bërthamorë në objektet bërthamore të Iranit, që mendohet se përdoren si mbulesë për një program bërthamor të vendit.

Shefi i Agjencisë, Yukio Amano, pati dje takime të veçanta me kryenegociatorin Saed Xhalil dhe me shefin e agjencisë bërthamore iraniane, Refejdon Abbasi-Davani, pak pasi arritën për një vizitë një-ditore. Kjo ishte vizita e parë e zotit Amano në Iran, që kur ai erdhi në këtë post në vitin 2009. /voa

Pas bisedimeve, zoti Xhalili tha se kishte patur një diskutim të mirë zotin Amano, lidhur me mënyrat e bashkëpunimit për çështjen e çarmatimit bërthamor, moslejimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe mbështetjen e të drejtave të vendeve anëtare të Agjencisë.
Ai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi që u transmetua në televizionin iranian.

Lajme të ngjashme

Back to top button