Volkswagen do të blejë veturat e veta me naftë nëse bëhet ndalimi i tyre
Volkswagen do të ofrojë blerjen e veturave të shitura me naftë nga kjo kompani nëse qytetet gjermane bëjnë ndalimin e tyre, ka njoftuar kompania.
Prodhuesi më i madh evropian i veturave gjithashtu ka treguar se do të nxisë blerësit për të blerë veturat e reja me naftë, trasmeton koha.net.
Kjo deklaratë vjen pasi një gjykatë gjermane në muajin e kaluar ka lejuar qytetet të ndalojnë veturat me naftë në rrugët e tyre.
Shumë qytete gjermane tejkalojnë limitet e Bashkimit Evropian për oksidin e azotit në atmosferë, që njihet se shkakton sëmundje të frymëmarrjes.
Shitjet e veturave me naftë kanë rënë për 19 për qind gjatë muajit të kaluar në Gjermani.